Berisha: Jemi gati për zgjedhje, s’ka diçka serioze të biseduar për bashkëpunim me VV-në

Aktuale

Berisha: Jemi gati për zgjedhje, s’ka diçka serioze të biseduar për bashkëpunim me VV-në

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:07
Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se ky subjekt politik e respekton vendimin e sontëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ai është shprehur se si AAK janë të gatshëm për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

“Kur të jesh në politikë duhet të jesh gati për zgjedhje dhe i mirëpresim. Nesër do të mblidhemi me strukturat e partisë për listat dhe të përgatitemi”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se nuk ka dicka konkrete sa i përket një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ndodh gjithcka por nuk ka dicka zyrtare dhe unë s’kam dëgjuar si deputet që kemi ndonjë marrëveshje. Disktuojmë të gjitha temat por nuk ka dicka serioze të biseduar në stukturat e partisë për koalicon me Vetëvendosjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat