AKR mirëpret shkuarjen në zgjedhje, ende nuk ka formë se si do të garojë

Aktuale

AKR mirëpret shkuarjen në zgjedhje, ende nuk ka formë se si do të garojë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:45
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj nga Aleanca për Kosovën e Re ka thënë se kjo parti e vlerëson vendimin e gjykatës kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti si absolutisht të drejtë, dhe që do të hapë rrugë për zgjidhjen e krizës institucionale.

“Realisht, Gjykata Kushtetuese duket se tashmë i ka dhënë zgjidhje agonie që u krijua veçanërisht në tri muajt e fundit, ku asnjë vendim praktikisht nuk ishte e pamundur që të kalonte në Kuvend”, ka thënë Zyberaj.

“Nëpërmjet këtij vendimi për qytetarët e Kosovës dhe për subjektet politike, për interesat e Kosovës është i padiskutueshëm. I jepet rrugë zgjedhjes së problemit të krizës institucionale e cila është shkuarje drejt kutive të votimeve për të rilegjitimuar institucionet e vendit”.

“E vlerësojmë si një vendi absolutisht të drejtë dhe të ardhur në këto momente të kësaj krize që po e kalon vendi”.

Zyberaj tha se partia të cilës i përket pritet që në ditët në vijim të vijë me një plan se si do t’iu hyjë zgjedhjeve.

“AKR është e fokusuar që t’i nënshtrohet procesit zgjedhor. Mbetet në vijim që të zgjidhet forma se si do të garojmë në zgjedhje”, ka thënë Zyberaj.

“Realisht, edhe pse vendim i pritur ky vendim erdhi prapë befas  në këto orët e vona  të sotme dhe besoj se në ditët në vijim do të jetë e qartë edhe rruga e përfaqësimit të AKR-së në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen brenda 40 ditëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat