Flet vëllau i personit që dyshohet se sulmoi gazetarin Valon Syla

Aktuale

Flet vëllau i personit që dyshohet se sulmoi gazetarin Valon Syla

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Valon Syla, Bekim Jupa dhe Bashkim Jupa

Mesditën e sotme, në qendër të Prishtinës, saktësisht në lagjen “Pejton”, para syve të qytetarëve u sulmua fizikisht nga një person i panjohur gazetari, Valon Syla.

Derisa sulmi u dënua nga partitë politike, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e shoqëritë civile, policia po merret me rastin, ndërsa i dyshuari s’është kapur ende. Por, sulmuesi doli të jetë Bashkim Jupa, nga komuna e Gjakovës, vëllai i zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Jupa.

Mediat kanë kontaktuar këtë të fundit, për të pyetur nëse është në dijeni rreth rastit, e nëse vëllai i tij është i përfshirë në këtë sulm, por i njëjti s’e ka mohuar as pohuar atë.

“Unë isha në punë, nuk e kisha informatën më herët, tash po shkoj në shtëpi të bisedoj me dit a është problemi i vëllait a qysh ka qenë. Unë e kisha telefonin e ndalur deri në 15:30 dhe s’kam pasur qasje në telefon.

Por më vonë mund t’ju informoj”, ka thënë shkurt ai.

Ky sulm, dyshohet që erdhi për shkak të një statusi që gazetari kishte bërë në rrjetin social Facebook, e që kishte të bënte me bashkëatdhetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat