Zafir Berisha: Unë s’jam Valoni, në Facebook shkruajnë por le të dalin në katër sy

Aktuale

Zafir Berisha: Unë s’jam Valoni, në Facebook shkruajnë por le të dalin në katër sy

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Zafir Berisha

Zafir Berisha ka folur për zgjedhjet e reja dhe mundësisë së bashkëpunimit të Nismës Socialdemokrate me partitë e tjera politike.

Ai ka thënë se Nisma ka mundësi bashkëpunimi me të gjitha partitë e tjera, përpos Listës Srpska dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nëse mendon se ky është një krahasim i rëndë mes Listës Srpska dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Berisha ka thënë se e ka të drejtën e mendimit të lirë, duke përmendur edhe sulmin fizik ndaj analistit Valon Syla.

“Pse i rëndë? Unë e kam të drejtën me mendu, me gjithë respektin për Valonin por nuk jam unë Valoni që të më dal dikush në rrugë. Le të dalin, ata munden të shkruajnë nëpër Facebook, por le të dalin në katër sy”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Valon Syla është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme nga një person për shkak të disa deklaratave që kishte thënë për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat