Polici që e dënoi Selimin mund të mos ta ketë ditur se ai është ministër

Aktuale

Polici që e dënoi Selimin mund të mos ta ketë ditur se ai është ministër

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, para disa ditësh është gjobitur nga policia e Kosovës, për shkak se ishte ndaluar gjatë orës policore.

Selimi tha se ishte ndaluar pas orës 20:00, dhe se nuk e dinë nëse polici e kishte njohur atë, pasi ky i fundit i kishte thënë se duhet t’i shkruaj një dënim për shkak që ka shkelur Ligjin COVID-19.

Selimi tha se për shkak të sjelljes profesionale të policit ka pranuar të paguaj këtë dënim përkundër që sipas vendimit të marrë nga ana e Qeverisë së Kosovës ai është i liruar nga kufizimi i lëvizjes.

“E vërtetë që unë e kam marrë një dënim edhe pse institucionet e drejtësisë janë të përjashtuara nga vendimi  i Qeverisë. Por për shkak të sjelljes profesionale të Gentianit, e policisë e kam pranuar atë. Policinë e kam pikë të dobët. Nuk e di nëse më ka njohur, por më ka thënë se jam jashtë në orë policore dhe duhet të ma shkruaj një dënim”, ka deklaruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat