Ministri i AAK-së me fjalë të mira për zëvendësministrin e LDK-së

Aktuale

Ministri i AAK-së me fjalë të mira për zëvendësministrin e LDK-së

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:39
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka lavdëruar zëvendësministrin e tij, Florian Dushi nga LDK.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se puna e tij e palodhshme në udhëheqjen e përpjekjeve të ministrisë kundër dhunës në familje dhe puna në grupin për Gjykatën Komerciale është shembull i lidershipit dhe shpirtit ekipor, përcjell Bota sot.

"Të nderuar qytetarë, Më lejoni që të shpreh mirënjohjen time të parezervë për punën e zëvendësministrit të Drejtësisë z. Florian Dushi. Puna e tij e palodhshme në udhëheqjen e përpjekjeve të ministrisë kundër dhunës në familje dhe puna në grupin për Gjykatën Komerciale është shembull i lidershipit dhe shpirtit ekipor. Ne tashmë kemi hy në një situatë të re politike, por bashkëpunimi dhe profesionalizmi i tij do të jetë gjithmonë i respektuar lartë", ka shkruar Selimi.

E ndaj këtij vlerësimi ka reaguar Dushi.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka falënderuar Selimin për këtë vlerësim, derisa ka thënë se ka qenë kënaqësi që të punojnë bashkë.

"Z.Ministër, Selim Selimi, faleminderit për vlerësimin tuaj dhe bashkëpunimin tuaj. Vërtetë edhe për mua ishte kënaqësi e privilegj bashkëpunimi me ju edhe pse në një periudhë relativisht të shkurtër. Por, shpresoj që në rrethana të tjera, bashkë me ju, do të bëjmë punë edhe më të mëdha e më të mira për qytetarët dhe vendin tonë të dashur", ka shkruar Florian Dushi në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat