Sherifi: Për koalicion kemi biseduar edhe me PDK-në edhe me LDK-në

Aktuale

Sherifi: Për koalicion kemi biseduar edhe me PDK-në edhe me LDK-në

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:11
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi i Nismës Socialdemokrate thotë se në zgjedhjet e kaluara u mundua nxjerrja e kësaj partie nga parlamenti siç tha “nëpërmjet kontrabandimit të votave nga Serbia”.

Prandaj sipas tij, partia e Fatmir Limajt duhet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit.

“Nisma gjithsesi duhet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme sepse ne konsiderojmë se janë diku rreth 35 mijë votues të cilët do të ishte mëkat nëse nuk do të përfaqësoheshin në legjislaturën e ardhshme. Prioritet duhet të jetë që zëri i këtyre njerëzve të jetë në parlament’, tha Sherifi.

Sherifi tregoi se ata ende nuk kanë vendosur se si do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme.

“Janë tre opsione të mundshme: Një koalicion rreth Nismës me disa parti të tjera, pak a shumë si në zgjedhjet e kaluara. Një koalicion i mundshëm me partitë më të mëdha”, theksoi ai.

“Z. Limaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me PDK’në, nuk e di nivelet e tjera në PDK a janë të njoftuara. Me z.Mustafa gjithashtu dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim. Këto këto tre opsione kemi në tavolinë’, tha Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat