Nervozohet keq Ibrahim Kelmendi: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi nuk janë liderët udhëheqës të UÇK-së

Aktuale

Nervozohet keq Ibrahim Kelmendi: Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi nuk janë liderët udhëheqës të UÇK-së

Nga: N. H Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Presidenti i dorëhequr i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjykata Speciale e Hagës muajin e kaluar ka publikuar edhe akt-akuzat për të cilat këto figura politike akuzohen.

Sipas saj, ata do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999. Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë.

E, një reagim lidhur me të akuzuarit e ka bërë edhe ish-themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Kelmendi i ashpër shprehet ndaj atyre që Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, po i quajnë si liderët udhëheqës të UÇK-së.

Sipas tij, këta nuk janë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Ibrahim Kelmendi

“Marioneta, profiterë, të mashtruar, të manipuluar, MJAFT me gënjeshtra e mashtrime se në Hagë janë liderët udhëheqës të UÇK-së!”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat