Ish-agjenti i SHIK-ut: Skenari dhe filmat e Thaçit, Batonit e Çitakut, që meritojnë oskarë – ja për çka bëhet fjalë

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut: Skenari dhe filmat e Thaçit, Batonit e Çitakut, që meritojnë oskarë – ja për çka bëhet fjalë

Nga: N.Sh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi dhe Vlora Çitaku

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka kritikuar ish-presidentin e Kosovës, që ka bërë skenarë e për të cilit thotë se e meriton çmimin oskar.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se skenarit të Thaçit iu bashkuan edhe OVL-UÇK dhe Baton Haxhiu.

E sipas Miftari edhe Vlora Çitaku e bëri një skenarë në lidhje me gazetarin Vlon Syla i cili u rrah nga një mërgimtar pasi që kishte përdorur gjuhë fyese ën vazhdimësi ndaj diasporës shqiptare.

Për më shumë, lexojeni reagimin e Miftarit:

Filmat e Hashes meritojnë një oskarë

Filloj me filmin Akuza e SPO pastaj kaluan në filmat Dosjet Sekrete të Rejes dhe Vetëtimës ⚡⚡me OVL në rolet kryesore Nasimi dhe Gucati, pastaj fillojnë seriali ‘Liria ka Emër’ me skenaristin Baton Haxhiun (UDB) vazhdon pastaj me filmin tjetër i Batkos Misioni i Pamundur me Kadri Veselin në rolin kryesor si parashutist ? që kërcen nga aeroplani pa parashutë kur shkon në luftë në Kosovë.

Sot doli në Kinematë tona nen regjin e PDK Shik-ut serialin tjetër ma i ri me skenarin realizuan aksion filmin tjetër fillon në fshati Molliq  Gjakovë përfundon në Prishtinë, ku vëllai i B. Jupes, sekserit të H. Beqes me artistin kryesor Valon Sylën i cili tani luan rolin e Jezus Krishtit modern kryqëzohet në mes Prishtinës me disa shpulla për kinse fjalën e lirë të mediave dhe gazetarëve, analistëve në Kosovë që shumica janë vetëm mercenar politik mediatik!

Pastaj serialin sot e vazhdoj Vlora Çitaku ambasadorja Xhyljeta ? e Hashim Thaçit në SHBA, e kishte pas prek shumë emocionalisht flijimi i Valonit për fjalën e lirë në Kosovë sikurse dikur flijimi Gjordan Obrunes, interesant Xhyljeta nuk i pat shpreh këto lloj emocione para disa muajve kur përcjellësit dhe policia politike e Hashim Thaçit (Romeos) ishte tregu shumë brutale ndaj një të riut vetëm pse Hashim Thaçin e kishte thirr me plot të drejt HAJN.

Pos që e kishin lënduar me goditje dhe kërcënime e kishin ngre zhag në qendër të Prishtinës publikisht.

Hashim, Kadri, Ilmi cili film vjen me radhë a do të ketë edhe najë viktimë a najë kok Turku rastësisht me qenë ma film real..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat