I quajti “leshkuqa” përkrahësit e VV-së, bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit i reagon ashpër Zafës

Aktuale

I quajti “leshkuqa” përkrahësit e VV-së, bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit i reagon ashpër Zafës

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:07
Gani Krasniqi

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Albin Kurtit Gani Krasniqi, i ka reaguar anëtarit të Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha. Ky i fundit, i ka quajtur “leshkuqa” përkrahësit e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se vota për partinë e Kurtit është votë për “është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit”.

E Krasniqi i ka thënë Berishës, se e ka “lëshuar plugin”, përcjell Bota sot.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

O prite Zafir Berisha, prite! Thellë e paske lëshuar plugin!

M'u deshën 70 vjet jetë, nga to, 50 veprimtari kombëtare, në këtë, edhe duke votuar dhe kërkuar vota edhe për VV-në e tek tani për të “mësuar” nga Zafa, se paska bërë argatin e Daçiqit!

Nuk praktikoj të shkruaj, ose më drejt të them, është hera e parë, që shkruaj në këtë formë, jo për t'i treguar Zafës, ku është, kush i prin, për kënd voton, por për ta “falënderuar” për këshillën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat