Lladrovci për diasporën: Për atdheun dha më të mirën!

Aktuale

Lladrovci për diasporën: Për atdheun dha më të mirën!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci iu ka uruar mirëseardhje diasporës, duke vlerësuar ndihmën e bashkatdhetarëve gjatë historisë deri në çlirimin e vendit.

“Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri…Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë. Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i Lladrovcit në fb:

Mirëseardhje për diasporën!

Kur atdheu kishte nevojë për dritë gjatë okupimit, e solli diaspora,

Kur kishim nevojë për gjuhën tonë, se kush jemi e çka jemi, erdhi diaspora në ndihmë,

Kur u deshtën libra, gazeta e folklor, fjalor e enciklopedi, prapë diaspora,

Kur na u deshtë kultura, të jemi si bota e qytetëruar, prapë na doli në ndihmë diaspora,

Kur atdheu ishte në rrezik dhe na kanosej shfarosja, prapë, me neve ishte diaspora…

Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri…

Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë.

Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat