Prokuroria kërkon paraburgim për personin që sulmoi Valon Sylën

Aktuale

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që sulmoi Valon Sylën

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:15
Sulmi ndaj Valon Sylës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që sulmoi gazetarin Valon Syla.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Themelore në kryeqytet.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J”, thuhet në komunikatë.

“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S”, thuhet tutje aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat