​Quni takohet me homologun e tij italian Lorenzo Guerini

Aktuale

​Quni takohet me homologun e tij italian Lorenzo Guerini

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Pamje nga takimi

Në Ministrinë e Mbrojtjes me protokollin shtetëror dhe ceremoni më të lartë ushtarake, sot ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni priti në vizitë zyrtare, homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini me delegacionin e tij të lartë ministror, diplomatik dhe ushtarak.

Në takimin bilateral në mes dy delegacioneve respektive, ministri Quni shprehu mirënjohjen e lartë për Republikën e Italisë, si vend mik, në mbështetjen e ofruar në të gjitha periudhat e vështira në të cilat ka kaluar vendi dhe populli i Kosovës në të gjitha fushat.

Ai nënvizoi përkrahjen e madhe gjatë dhe pas luftës, në ndërtimin dhe arritjet e deritashme të vendit e posaçërisht Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri në detyrë Quni theksoi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes të Italisë dhe Forcat e Armatosura të saj, duke pasur parasysh përvojën e madhe italiane në procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcave ushtarake italiane në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

“Pjesëmarrja në operacionet e paqes është ndër detyrat kryesore ligjore të FSK-së, andaj edhe synim yni është zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat italiane dhe forcat tjera të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-s. Ky synim do të kurorëzohet me ofrimin e mundësisë për ofrimin e kontributit tonë në kuadër të forcave shumëkombëshe për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë”, tha Quni.

Ndërsa, ministri Guerini, tha se Italia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive perspektivën euro-atlantike të Kosovës duke theksuar se do të intensifikohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi bilateral në funksion të interesave tona të përbashkëta.

Në vazhdim të diskutimeve, dy ministrat u pajtuan që ndër hapat e parë të viti të ardhshëm të jenë vizitat e ndërsjella të dy shefave të mbrojtjes, respektivisht gjeneral Ramës dhe gjeneral Vecciarelli, për të konkretizuar aktivitetet bashkëpunuese bilaterale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat