Ministri i Mbrojtjes së Italisë viziton Kosovën, pritet nga Quni

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes së Italisë viziton Kosovën, pritet nga Quni

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Foto

Ministri i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, arriti sot në Prishtinë për të uruar kontingjentin italian të misionit NATO-KFOR, i shoqëruar nga Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneral Enzo Vecciarelli. Ai u prit në aeroportin e Prishtinës nga ambasadori, Nicola Orlando dhe komandanti i Misionit të NATO-KFOR, Gjeneral Franco Federici.

Gjatë vizitës, ministri Guerini pati një takim kortezie me homologun e tij Anton Quni, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh dhe kontributin italian për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe rajonit, veçanërisht përmes misionit NATO-KFOR.

Ministri Guerini më pas u prit në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it nga Komandanti i Misionit, Gjeneral  Franco Federici, me të cilin, në emër të Italisë, ministri u shprehi falënderime të përzemërta ushtarëve dhe ushtareve italiane për shërbimin e tyre në kontekstin kompleks të pandemisë, si dhe u përcolli urimet më të ngrohta për festat.

Italia ka mbajtur Komandën e KFOR-it dymbëdhjetë herë dhe është kontigjenti i dytë më i rëndësishëm në Mision. Përveç Shtabit të Përgjithshëm në Prishtinë, kontingjenti italian është i vendosur edhe në bazën “Villaggio Italia” në Pejë, ku koloneli Gianluca Figus mban poziten e Komandantit të Komandës Regjonale Perëndimore të KFOR-it dhe në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në Fushë Kosovë, e përbërë tërësisht nga Karabinierët, nën komandën e kolonelit Enio Simone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat