“Thaçi e Veseli do të dënohen”, Klinaku i reagon ish-deputetit të LDK-së

Aktuale

“Thaçi e Veseli do të dënohen”, Klinaku i reagon ish-deputetit të LDK-së

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:17
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar ish deputetit të LDK-së, Adem Salihaj i cili deklaroi në se nëse Gjykata është e drejtë, do t’i dënojë Thaçin e Veselin.

Klinaku ka thënë se Salihaj “po e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton”.

“Ai është kundërthënës si shumë të tjerë. Edhe thotë se Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme, edhe e luan rolin e prokurorit kujdestar për të hetuar diçka që as Specialja nuk po e heton. Njerëzit e tillë, të gjitha këto i bëjnë për arsye se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është për periudhën deri ne shtator 1999 dhe aty nuk përfshihen vrasjet e pasluftes që këta i quajnë gabimisht politike, për arsye se vetëm gjykatat me aktgjykim të formës së prerë mund të konstatojë se çfarë vrasje kanë qenë” tha Klinaku.

Klinaku, tutje deklaron se nuk janë kundër hetimit të vrasjeve por nuk e mbështesin gjykimin në gjykatë ndërkombëtare.

“Ne kemi qenë dhe jemi që të hetohet çdo vrasje, ku prej tyre janë të vrarë edhe mbi 200 pjesëtarë të UÇK-së, por nga një gjykatë vendore sepse nuk ju besojmë atyre ndërkombëtare siç është edhe Specialja në Hagë. Dhe të hetohen edhe krimet, masakrat dhe gjenocidi i shkaktuar nga Serbia pushtuese në Kosovë”, tha Klinaku për Periskopin.

I pyetur nëse Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për krime krerët e UÇK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj që po, për arsyen e thjeshtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vrasë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luftës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat