Ish atasheu ushtarak me akuza ndaj partive politike, zbulon se çfarë po tentojnë të bëjnë tani ilegalisht

Aktuale

Ish atasheu ushtarak me akuza ndaj partive politike, zbulon se çfarë po tentojnë të bëjnë tani ilegalisht

Nga: A.M. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:48
Enver Dugolli

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish atasheu ushtarak, Enver Dugolli, ka thënë se partitë politike prapë po tentojnë që të “luajnë me nervat e qytetarëve” duke tentuar të kalojnë ilegalisht projekt ligjin për buxhetin.

Ai në postimin në Facebook, ka shkruar se ka ardhur koha e Qeverisë së vërtetë për për qytetarët.

"Edhe sa ju duhet të kuptojnë se janë të paligjshëm?! Apo ju ka mbetur merak që më çdo kusht të shtyjnë projeksionet korruptive të zhvatjes me asfalt e shpronsime të dyshimta", ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Një grup cubash (LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR LISTA SERBSKA...) të cilët u bënë bashkë për rrëzimin e qeverisë Kurti, prapë po tentojnë që të luajnë me nervat e qytetarëve duke tentuar të kalojnë ilegalisht projekt ligjin për buxhetin.

Edhe sa ju duhet të kuptojnë se janë të paligjshëm?! Apo ju ka mbetur merak që më çdo kusht të shtyjnë projeksionet korruptive të zhvatjes me asfalt e shpronsime të dyshimta.

Kuptojeni, ju ka ikë koha. Gjithçka ka mbaruar. Milionat e projektuar ju mbetën në fyt.

Koha e Qeverisë së vërtetë për qytetarët dhe zhvillimin erdhi.

Fuqishëm u rikthy dita për Qeverinë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat