Njeriu i afërt i Agim Veliut “godet” Vjosa Osmanin që po i bashkohet VV-së së Albin Kurtit

Aktuale

Njeriu i afërt i Agim Veliut “godet” Vjosa Osmanin që po i bashkohet VV-së së Albin Kurtit

Nga: N. H Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Agim Veliu dhe Vjosa Osmani

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i cili është këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, i cili njëherit është edhe nënkryetar i LDK-së, ka reaguar pasi ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valëvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

E, lidhur me këtë veprim të Osmanit, ai ka publikuar një fotografi të rrallë me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai duke mos e përmendur emrin, e ka quajtur hipokrite veprimin e saj, përderisa ka bërë me dije se po shtiren kinse si rugovistë.

Image
Bajram Gecaj dhe Presidenti Rugova

“Për hipokritët që thirren e shtiren si rugovista! Foto sa 1000 fjalë!”, shkruan Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është shumë afër marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje e Albin Kurtit, për të hyrë në një listë të përbashkët, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat