Pas vaksinimit në veri, reagon mjeku: Njollosje dhe përdhosje, ku janë Hoti e Zemaj?

Aktuale

Pas vaksinimit në veri, reagon mjeku: Njollosje dhe përdhosje, ku janë Hoti e Zemaj?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:33
Hoti dhe Zemaj

Pas fillimit të vaksinimit të serbëve në veri të Kosovës ka reaguar edhe neuropsikiatri Jusuf Ulaj.

Ai ka pyetur se pse nuk ka asnjë reagim të personave përgjegjës të qeverisë aktuale.

Postimi i tij:

Sot Vuçiqi paska filluar vakcinimin për Covid-19 në Leposaviq pa informimin paraprak të institucioneve të shtetit të Kosovës. Çka është edhe më keq, nuk ka asnjë reagim të personave përgjegjës të qeverisë aktuale - ku janë institucionalistët Hoti, Veliu, Zemaj?

Kush i ka kontrolluar ato vakcina dhe kush merr përgjegjësinë për kualitetin e tyre dhe pasojat eventuale për shëndetin e atyre qytetarëve të Kosovës? A jemi shtet i pavarur apo kujt t’i teket hynë e del si në bahçe të babës?

Njollosje dhe përdhosje e radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat