“Thaçi dhe Veseli fajtor për vrasjet në LDK”, ish mjeku i UÇK -së: Ja tri gjerat me të cilat pajtohem me Adem Salihajn

Aktuale

“Thaçi dhe Veseli fajtor për vrasjet në LDK”, ish mjeku i UÇK -së: Ja tri gjerat me të cilat pajtohem me Adem Salihajn

Nga: P.R Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:27
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish mjeku i UÇK-së dhe njeriu që u përball më kriminelin, Sllobodan Millosheviq, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook ka shkruar lidhur me deklarimet e ish deputetit të LDK-së, Adem Salihaj, i cili deklaroi se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë fajtor për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Loshi shkruan se pajtohet më tri gjera të cilat i tha Adem Salihaj.

“1. Se të gjithë aktivistët e vrarë të LDK-së kanë qenë patriotë të vërtetë. Po i përmend ata që i kam njohur: Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Haki Imerin, Ismet Racin dhe Smajl Hajdarajn. 2. Se LDK-ja si strukturë partiake nuk është e përzier nē vrasjen e njerëzve të vet. LDK-ja nuk ka pasur asnjëherë struktura të organizuara kriminale në gjiun e vet dhe 3. Se Gjykata Speciale është Gjykatë politike, e cila vështirë se do ta zbulojë të vërtetën, por se do ta demtojë politikisht Kosovën”, shkruan Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Doli një shqiptar që e tha shkoqur se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë të fajshëm për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së. Në pyetjen se si ai e di këtë, ai (Adem Salihaj) tha se s’ka kush tjetër që mundet me qenë prapa vrasjeve pos strukturave të PDK-së. Për 100 ushtarët e UÇK-së tha se LDK-ja nuk ka gisht në vrasjet e tyre dhe ai supozon se ata kanë mundur të vriten mes vete per pasuri, biznese e mosmarrveshje të ndryshme. Të gjithë njerëzit që janë denuar deri me tash përfshirë edhe ata për atentatin kundër tij, Salihaj tha se janë të lidhur me PDK-në, me perjashtim të një numri të vogël që lidhen me AAK-nē. Prandaj, konkludoi ai, s’ka kah të dalin vrasësit pos nga i njëjti rreth.

Tash duam të flasim kah del shpirti. Se sa janë të vërteta pohimet e Adem Salihajt nuk e di, por ai i tha edhe nja tri gjera tjera, me të cilat unë pajtohem plotësisht:

1. Se të gjithë aktivistët e vrarë të LDK-së kanë qenë patriotë të vërtetë. Po i përmend ata që i kam njohur: Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Haki Imerin, Ismet Racin dhe Smajl Hajdarajn.

2. Se LDK-ja si strukturë partiake nuk është e përzier nē vrasjen e njerëzve të vet. LDK-ja nuk ka pasur asnjëherë struktura të organizuara kriminale në gjiun e vet dhe

3. Se Gjykata Speciale është Gjykatë politike, e cila vështirë se do ta zbulojë të vërtetën, por se do ta demtojë politikisht Kosovën.

Ajo me të cilën nuk pajtohem me Adem Salihajn është bindja e tij për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin se definitivisht janë fajtorë. Nuk do me thënë se kryetari i një partie politike, apo i një agjensie të intelegjencës të jenë implikuar medoemos në vrasjet politike, apo në vrasjet tjera vetëm për faktin se kanë ushtruar ato funksione. Unë e kam ftuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që të shkojnë në Hagë mu në ditën kur u shpall aktakuza kundër tyre që të tregojnë krejt çka dinë për ato çka i ngarkon aktakuza. Është në interesin publik që të dalë në shesh e vërteta pavarësisht se kush do të jenë autorët e krimeve. Të pafajshmit, nëse ka të tillë të arrestuar gabimisht, t’u kthehen familjeve të tyre sa më shpejt dhe të fajshmit të ulen në banken e zezë dhe të denohen.

Kam përshtypjen se kjo Gjykatë Speciale po punon pa prezencë evidence të mirëfillët dhe se ish kreret e UÇK-së nuk janë arrestuar pse ka fakte kundër tyre, por pse prokuroria shpreson se duke mbajtur peng njerëzit kryesor të luftës, do të vijë tek faktet. Kjo rrugë mund të jetë krejt qorre dhe nuk do të shpjerë askund. Kam frikë se do të kemi vetëm zhurmë mediatike dhe në fund të gjithë do të dalim të zhgenjyer dhe të deshpëruar për një Gjykatë të dështuar, përveç prokurorëve, gjykatësve dhe avokatëve që do të përfitojnë shuma të mëdha parashë.

PS. Adem Salihaj dukej hapur se kishte filluar fushatën zgjedhore. Duket se tash politikanëve nuk do të iu interesojë e vërteta, por vetëm se si të përfitojnë sa më shumë prej një situate. Mirëpo, politikanët duhet ta kenë të qartë se neve nuk na interesojnë përfitimet e tyre, por e vërteta e pastër dhe e plotë për vrasjen e çdo shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat