“Takimi i fshehtë i Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit”, reagon familja e Haki Imerit – kjo është e vërteta!

Aktuale

“Takimi i fshehtë i Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit”, reagon familja e Haki Imerit – kjo është e vërteta!

Nga: N.Sh Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Haki Imeri dhe Albin Kurti

Është përfolur për një takim të fshehtë ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Se ku është mbajtur ky takim i “fshehtë” ka treguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thotë se një takim mes Kurtit dhe Thaçit është mbajt në Presidencë, ndërsa për takimet e tjera thotë se janë gënjeshtër.

Takimi i vetëm sipas tyre është ai kur Kurti ishte kryeministër dhe ishin takuar me Thaçin në Presidencë.

Familja Imeri e quan makineri dezinforamtive dhe propagandë e SHIK-ut.

Lexojeni reagimin e plotë:

Makineria dezinformative e Hashim Thaçit, po propagandon se kinse Thaçi e Kurti janë takuar "fshehtas".

-një version e nxjerr që kinse takimi është mbajtur në Maqedoni,

-një version tjetër e nxjerr që është mbajtur në Kosovë

-dhe versioni i tretë se kinse është mbajtur në Shqipëri takimi ...

e vërteta është se takimi i vetëm në mes Thaçit dhe Kurtit është mbajtur në presidence sa ishte Kurti Kryeministër, të gjitha të tjerat janë gënjeshtër, propagandë e SHIK-ut e qëndisur "me burime të mirë informuara" dhe lansuar te grupe që nuk e kuptojnë  informatën as dezinformatën ... ata/o përdoren si tellallë ca me vetëdije e ca pavetëdije .

p.s. disa nga "rugovistat" e çartur mund edhe të akuzojnë se po mbroj Albinin dhe kjo sipas standardit të tyre kjo është qasje antirugoviane ...anise e vërteta thyen gurët, rrënon edhe muret..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat