Dyshohet edhe për një varrezë tjetër masive në Serbi

Aktuale

Dyshohet edhe për një varrezë tjetër masive në Serbi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Pamje nga konferenca

Në pesë lokacione të ndryshme në Serbi janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohen se janë të personave nga lufta e fundit në Kosovë. Ndërsa, dyshohet edhe për një varrezë tjetër masive.

Kështu u tha në konferenca e fundit për këtë vit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku u theksua se kanë pritur një presion më të madh të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për të dhënë informacione të të zhdukurit në Kosovë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, ka thënë se procesi i gjetjes së të zhdukurve tanë si viktima të luftës së fundit, është proces i ndishëm, delikat dhe shumë kompleksë, megjithatë, shtoi se kishte rezultate.

Ai dha edhe detaje për aktivitetet në terren në Kosovë e Serbi.

Manaj: Në Serbi janë gjetur mbetje mortore në pesë lokacione

“Në Serbi, Kizhevaku është lokacioni i pesë ku janë gjetur mbetje mortore, pas Batajnicës, Rudnicës dhe Petrovasellës. Në Kosovë kemi pas gërmime në 9 vende, të cilat kanë rezultuar me 11 mbetje trupash, të cilat pastaj në procesin e identifikimit më tutje...8.10 ..Lufta e fundit në Kosovë ka dëshmuar edhe një herë hegjemonizmin e Serbisë me një luftë pushtuese, ka dëshmuar edhe një herë para opinionit ndërkombëtar dhunën, ka dëshmuar gjenocidin, ka dëshmuar faktin që janë sjellë gjakatarë, kanë krijuar pasoja të rënda me vrasje masive, masakrime dhe me varrosje e zhvarrosje të viktimave për të humbur gjurmët e krimit“, tha ai.

Ai shtoi se 21 vjet pas luftës, Kosova ende ballafaqohet ende me këtë fatkeqësi.

Manaj: Kemi prit më shumë presion nga BE mbi Serbinë

“Ndonëse kemi prit që bashkësia ndërkombëtare, në veçanti BE-ja, të ushtrojë një presion më të madh te Serbia zyrtare, për të nxjerr informacionet, për t’i prezantuar ato dhe që sa ma shpejt kjo fatkeqësi të mbyllej, fatkeqësisht nuk ka ndodhur. Përkrahja e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë vendimtare dhe ne presim edhe më tutje që kjo të mundësojë shkurtimin e afatit për gjetjet mortore të pagjeturve tanë”, tha ai.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se tha se dyshohet për një varrezë tjetër në Serbi, të cilës do t’i qasen më vonë.

Gerxhaliu: Dyshohet edhe për një varrezë tjetër në Serbi

“Në Serbi kemi kontrolluar tri lokacione, në mesin e tyre është Kizhevaku si lokacioni i pestë i gjetjes së mbetjeve mortore. Kemi qenë në Kozarevë të Novi Pazarit, ku kemi bërë hapjen e kanaleve testuese dhe kontrollimin e vendit deri në pjesë të cilat jemi garantuar që nuk janë lëvizur në 100-200 vitet e fundit të atij terreni, si dhe kemi bërë kontrollin e Shtavalit, gjithashtu një minierë e cila dyshohet për një varrezë, të cilës do t’i qasemi pas Kizhevakut. Në Kizhevak e dini që janë gjetur së paku 5 individë. Kurse pjesa tjetër është konservuar me masa gjeoplastike dhe të njëjtit vend do t’i qasemi të njëjtit vend menjëherë pas përmirësimit të kohës në pranverë“, tha ai.

Kurse, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dha detaje për punën në terren, duke thënë se gjatë këtij viti familjeve iu janë rikthyer për rivarrim mbetjet mortore të 4 personave dhe do të dorëzojnë edhe në ditët në vijim.

Gara: Po pranojmë rezultatet e mostrave nga mbetjet mortore

“Të gjitha mostrat nga mbetjet mortore të zhvarrosura, tanimë janë dërguar nga ekspertët mjekoligjor për analizë të ADN-së në komisionin ndërkombëtar të Zhdukur dhe kemi filluar të pranojmë rezultatet e para të identifikimit për këto raste”, tha ai.

Sa i përket dyshimeve për varrezë masive në Shtaval të Serbisë, u tha se janë në pritje të hartave që kanë të bëjnë me konfiguracionin e terrenit të vitit 1999, për t’i krahasuar me gjendjen e tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat