Albin Kurti nuk përmbahet, jep parashikimin: Kaq vota do t’i marrim në zgjedhje, ka fjalë të mëdha edhe për Vjosa Osmanin

Aktuale

Albin Kurti nuk përmbahet, jep parashikimin: Kaq vota do t’i marrim në zgjedhje, ka fjalë të mëdha edhe për Vjosa Osmanin

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Albin Kurti

(E plotësuar 12:35) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 deputetë, por shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.

Kurti i bëri këto komente në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, ku fillimisht foli për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me LDK-në, e në të njëjtën kohë lavdëroi Vjosa Osmanin.

Kurti: Konjufca sot do të ishte president dhe kjo e tmerroi LDK-në - lavdëron Vjosa Osmanin

“Këmbëngulja e LDK-së për ta marrë atë pozitë lidhje në fakt jo me kryetarin e Kuvendit sa me presidentin. Sot do ta kishim patur ushtrues të detyrës së presidentit dhe kjo e tmerronte gardën e vjetër. Fati ynë i mirë dhe i gjithë Kosovës, që edhe ajo që e zëvendësoj Glaukun nuk ishte servile por dinjitoze dhe konsistente në qëndrimet e saj. E kam fjalën për Vjosa Osmanin e cila i përket atij grupi njerëzit në LDK që vendosën jo të pajtohen me mua por të mbajnë fjalën që ua dhanë votuesve të tyre në zgjedhjet e 2019-ës“, tha Kurti.

Ai foli edhe për qeverisjen katër mujore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se me një kabinet më të vogël çdo vit do të kursenin 2.8 milionë, vetëm si kabinet.

Ndërsa, shtoi se kanë shkarkuar edhe bordet e ndërmarrjeve publike, gjë që nuk i pengojë kundërshtarët e tyre.

Kurti: Ndërmarrjet publike i trajtonin si lopë private

“Bordet e reja filluar menjëherë rigjallërimin e ndërmarrjeve por kjo gjë i shqetësoi kapësit të shtetit, të cilët prej vitesh i trajtonin ato ndërmarrje publike si lopë private, duke i mjel fshehurazi më rrallë e haptazi gjithnjë e më shpesh “, tha Kurti.

Ai tha se përkundër rekomandimeve ndërkombëtare që mos të rrëzohet qeveria derisa të kalonte pandemia, subjektet tjera politike nuk duronin dot.

Kurti: Nuk shpëtuan dot nga gracka të cilën ia kanë ngritur vetës

“Këta nuk duronin dot të kalonte pandemia. E kishin mizën nën kësul dhe deshën të kruheshin. Dikush atëherë thoshte se po i bëjnë këto të pabëra se duan të shpëtojnë nga Gjykata Speciale por nuk shpëtuan dot nga ajo grackë të cilën ia kanë ngritur vetës. Ndërsa, ne që kemi mbajtur gjithmonë qëndrim parimor edhe në rastin e Gjykatës Speciale, ishim të vetmit që me sinqeritet e transparencë mund të drejtonim një politikë shtetërore parimore e cila do të mund të ishte edhe në interesin e tyre. Gjatë qeverisë tonë ne treguam se nuk ka nevojë të shkelësh parimet kombëtare për të ruajtur pushtetin, nuk ka nevojë të jesh i dhunshëm për ta mbajtur pushtetin. Ai që shkel parimet e që kërcënon me dhunë, le të vijë për ta marrë pushtetin por nuk e mban dot sepse populli e largon siç do të ndodh edhe tani me qeverinë që po shkon “, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe, ndodhi diçka e paprecedentë, pasi qytetarët po mbështetin VV-në më shumë se dyfish.

Kurti theksoi se zgjedhjet janë shumë pranë por duhet të kenë një kujdes.

Kurti: Gjasat janë se nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gjasat janë se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nga lista e tyre të dalin mbi 65 deputetë.

“Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet janë pranë, gjasat janë se nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra”, tha ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, duke shtuar se duhet kthyer vlera e fjalën dhe pesha e mendimit në Kuvend.

Kurti ka thënë se në qeverisje të vendit nuk do të punohet me hakmarrje, por me drejtësi.

“Nuk është koha që të ikë një bandë e të vijë një klikë, nuk është kohë hakmarrjesh, është kohë drejtësie. Askush nuk do largohet nga puna vetëm pse i përket një partie, askush nuk do rrijë në një pozitë që nuk e meriton dhe askush nuk do të lihet jashtë kur e meriton. Nuk do ta kapim shtetin por ta çkapim”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe Vjosa Osmanin në rastin kur ajo ishte vënë në krye të Kuvendit, duke e quajtur fat të mirë zëvendësimin nga ajo të Glauk Konjufcës. Fat i mirë, thotë Kurti, është se Osmani “nuk ishte servile, por ishte dinjitoze dhe i përket atij grupi të LDK-së që vendosi ta mbajë fjalën që u dhanë votuesve”.

Por, pavarësisht kushteve e kërkesave që Kurti thotë iu bënë nga LDK-ja sa ishin në koalicion, VV-ja rritet.

“Ne kishim fituar zgjedhjet me 6 tetor por atyre (LDK) nuk u pëlqente rezultati. U dukej se kishin fituar me pak diferencë. Kështu që nisën të na vinin kush pas kushti e kërkesë pas kërkese. Nuk donin të pranonin se ndryshimi kishte filluar e qytetarët donin VV-në. Sa herë vendosin pengesa të padrejta, që përpiqen ta ndalin VV-në, ajo vetëm rritet. Populli nuk i do hileqarët dhe i dënon ata”, tha ai.

Në gjysmë viti, Kurti shton se mbështetja për VV-në është rritur dyfish, ndërsa u shpreh bindshëm për një qeveri që udhëhiqet nga partia e tij.

***

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.

“LDK-së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, tha kreu i VV-së.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se LDK nuk e pranonte humbjen e 6 tetorit e prandaj edhe i vendoi kushte për koalicionin.

Kurti thotë se partia e tij lëshoi pe në shumë aspekte dhe falenderoi Glauk Konjufcën i cili pas tërheqjes nga pozita e kryetarit të Kuvendit mundësoi marrëveshjen e Qeverisjes.

Ai shtoi se LDK nuk e donte Glaukun kryetar Kuvendi sepse sot ai do ishte president e kjo sipas tij e tmerronte gardën e vjetër.

“LDK nuk pranoi se ka humbur më 6 tetor, na vendosi kusht pas kushti për koalicion. Ne lëshuam pe në shumë aspekte, falenderoj edhe Glauk Konjufcën që u tërhoq nga pozita e kryesuesit të Kuvendit dhe u arrit marrëveshja. Këmbgulja e LDK-së për atë pozitë nuk lidhej me Kuvendin por me Presidentin, pasi që sot Glaukun do e kishim president dhe kjo e tmerronte gardën e vjetër. Qeverinë e krijuam me 3 shkurt dhe bëmë punë të mira, e në fillim të pandemisë na sabotuan dhe na lanë pa shumicë në Kuvend, të sabotozh qeverinë kur fillio pandemia është papërgjegjësi e madhe. LDK e mbajti fjalën dhe marrëveshjen vetëm 50 ditë, sepse ata që na rrëzuan nuk kishin vota pë Qeveri, u desh tu shkojnë natën deputetëve duke dhuruar edhe konsullata pë djemtë”, deklaoi Kurti në një mbledhje online të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat