Edhe 33 përfaqësues të LDK-së në Mitrovicë, i bashkohen iniciativës së Osmanit

Aktuale

Edhe 33 përfaqësues të LDK-së në Mitrovicë, i bashkohen iniciativës së Osmanit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:10
Përfaqësues të LDK-së

Këshilltari i U.D së presidentes, Faton Peci ka deklaruar se 33 anëtarë të LDK-së, në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.

i tha se pas disa ditësh do të shkojnë në Mitrovicë, për t’u takuar me banorët në çdo lagje e fshat.

Në fotografinë e publikuar nga ai shihet edhe Vjosa Osmani prezente në këtë ngjarje.

Shkrimi i plotë:

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.

Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.

Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.

Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.

Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat