Nëna e Hashim Thaçit me Covid-19 e shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e saj

Aktuale

Nëna e Hashim Thaçit me Covid-19 e shtrirë në Infektivë, kjo është gjendja e saj

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Hashim Thaçi me nënën e tij

Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga kjo klinikë është thënë se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësor.

Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Burimet kanë thënë se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente kanë thënë se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat