Vjosa Osmani nesër në vizitë në Komunën e Podujevës

Aktuale

Vjosa Osmani nesër në vizitë në Komunën e Podujevës

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Podujevës.

Me këtë rast, Osmani do të pritet nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Ndërkaq, nga ora 14:00, Osmani do të ndajë çmimet Kadri Kadriu në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”.

Kjo do të jetë vizita e parë e Osmanit te ish bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat