“Luftë” me armë në qendër të Podujevës, plagosen rëndë dy të rinjë

Aktuale

“Luftë” me armë në qendër të Podujevës, plagosen rëndë dy të rinjë

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 21:25) - Dy persona janë plagosur sonte me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për Kp e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Ajo ka thënë se personi i dyshuar për plagosje, në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar, i njohur për policinë, janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili në ikje e sipër ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrë të njëjtë. Aktualisht, hetuesit policorë janë në kërkim të personit të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

***

Para pak qastesh ka ndodhur një shkëmbim zjarri në qendër të Podujevës, raporton Bota sot.

Sipas burimeve të gazetës Bota sot, të plagosur janë dy të rinjë.

Bota sot do të ju mbajë të informuar

Pamjet nga vendi i ngjarjes:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat