Ministri në detyrë e të tjerët e LDK-së harrojnë virusin, fillojnë fushatën!

Aktuale

Ministri në detyrë e të tjerët e LDK-së harrojnë virusin, fillojnë fushatën!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe pa u hapur fushata zgjedhore zyrtarisht shumë prej partive politike thuajse kanë filluar të mblidhen nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Ngjashëm ndodhi edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një fotografi të publikuar së fundi nga ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi shihet turmë e madhe e qytetarëve të cilët janë mbledhur në përkrahje të LDK-së.

Siç duket njëri nga zyrtarët e lartë të LDK-së, pra sekretari Abrashi bashkë me të tjerët kanë harruar se pandemia COVID-19 vazhdon të jetë atkive, e në atë mes nuk ka aspak respektim të distancës.

“Nga vendi i ngjarjes. LDK vazhdojmë”, shkroi Abrashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat