Veprimtari i LDK-së tregon skenarin e Vetëvendosjes, paralajmëron rëndë Vjosa Osmanin

Aktuale

Veprimtari i LDK-së tregon skenarin e Vetëvendosjes, paralajmëron rëndë Vjosa Osmanin

Nga: P.R Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:49
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, përmes një postimi në faxcebook ka shkruar se po zhvillohet një luftë e ashpër ndaj LDK-së, dhe dy pikat kryesore që po sulmohen janë Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti.

“Njërën që e ka marrë në shënjester kryesore është kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe gjithashtu kryeministrin Avdulla Hoti. Qëllimi kryesor i tyre është dobsimi i LDK-së ndërsa këta të dy janë vetëm preteks, bile to shtoja se këta deshirojnë që sa më gjatë ta kenë Isa Mustafën në krye të LDK-së duke e shfrytëzuar këtë propagandë, se në fund të fundit, prej këtyre armiqve, çdo kryetar dhe kryeminister i LDK -së do të sulmohet me një stil tjeter shumngjyrësh të rafinuar ashtu siq pat fillue edhe ndaj presidentit Rugova dhe LDK -së i duhen energjitë e reja si në kohë lufte”, shkruan Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka paralajmëruar Vjosa Osmanin, që sipas Tahirajt, do të digjet politikisht.

“Njëri është dobsimi i LDK-së. I dyti të shtohen votat e VV-së dhe në fundë pas zgjedhjeve ose edhe gjatë fushatës të djegin politikisht Vjosen, ndërsa votuesit e Vjosës të mbesin të shkapërderdhur më keq se në kohën e Nexhat Dacit. Duke u nisur nga ky skenar i shtabit neobolshevik i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së të cilët me të drejtë kan paknaqsit e tyre, mos të bien pre e këtij skenari të ndyrë. Paknaqsitë i adresojmë dhe i zgjedhim vetëm mbrenda LDK-së dhe asesi jasht saje”, shkruan ndër tjerash Tahiraj.

Postimi i plotë:

Neobolshevizmi ka ndezë motorët e vetë të propagandës në të gjitha partitë me epiqendër VV-në. Mu aty qëndron shtabi i tyre suprem i cili i japë direktivat komisarëve dhe agjentëve të vet të nxitur nga shumë qendra.

Në këtë luftë të ashpër dhe shumë të ndytë ka piketue dy pika kryesore.

Njërën që e ka marrë në shënjester kryesore është kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe gjithashtu kryeministrin Avdulla Hoti. Qëllimi kryesor i tyre është dobsimi i LDK-së ndërsa këta të dy janë vetëm preteks, bile to shtoja se këta deshirojnë që sa më gjatë ta kenë Isa Mustafën në krye të LDK-së duke e shfrytëzuar këtë propagandë, se në fund të fundit, prej këtyre armiqve, çdo kryetar dhe kryeminister i LDK -së do të sulmohet me një stil tjeter shumngjyrësh të rafinuar ashtu siq pat fillue edhe ndaj presidentit Rugova dhe LDK -së i duhen energjitë e reja si në kohë lufte.

Ky shtab ka nuhatur se një pjesë e anëtarsisë së LDK-së janë të paknaqur me kryetarin e tyre, andaj sulmet i kan drejtuar pikërisht te kryetari Mustafa. Ndërsa një grup tjetë i gjenë në pritje të rregullt të çfardo propagande. Me këto sulme tentojnë ta shfrytzojnë paknaqsinë e antarsisë dhe ti largojnë nga LDK edhe për gabimet e qeverive paraprake që e shkatrruan vendin dhe LDK e mori pushtetin buzë humnerës.

e dytë e shënjestrës së tyre është Vjosa Osmani. Me largimin e Vjosës nga LDK dhe formimin e Listes Qytetare, krijuan një tampon zonë ku të gjithë të paknaqurit në LDK ti largojnë nga aty dhe t'i bartin në këtë listë të cilën me pompozitet në këtë fazë e propagandojnë si i vetmi subjekt politik që po e mbronë Rugovizmin. Posa ti bashkojnë një numër të caktuar anëtarësh, do ti fusin në listen zgjedhore të VV-së. Qëllimi kryesor i tyre është, me një plumb ti vrasin dy zogjë.

Njëri është dobsimi i LDK-së. I dyti të shtohen votat e VV-së dhe në fundë pas zgjedhjeve ose edhe gjatë fushatës të djegin politikisht Vjosen, ndërsa votuesit e Vjosës të mbesin të shkapërderdhur më keq se në kohën e Nexhat Dacit. Duke u nisur nga ky skenar i shtabit neobolshevik i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së të cilët me të drejtë kan paknaqsit e tyre, mos të bien pre e këtij skenari të ndyrë. Paknaqsitë i adresojmë dhe i zgjedhim vetëm mbrenda LDK-së dhe asesi jasht sajë.

Trashëgimia e Rugovizmit është vetëm në LDK dhe askund tjetër. Ajo mbrohet vetëm përmes LDK-së dhe jo nga një subjekt tjetër politik apo individ që shtiren se u dhemb mendja për LDK në vend të barkut. Sa kasavet për LDK kanë, pikërisht ata që s'janë. Propaganda shfrenuese neobolshevike përmes dezertorëve dhe turistëve partiak, se Rugovizmi mbrohet në Listen Qytetare, është një demagogji e madhe qesharake dhe e dështuar që në fillimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat