Ky është punëtori më besnik në Kosovë

Aktuale

Ky është punëtori më besnik në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Shukri Miftari

Është punëtori me përvojën më të gjatë në Gjykatë Supreme me plotë 40 vjet përvojë pune. Prej janarit të vitit 1980,  Shuki, siç e thërrasin kolegët, i ka pritur e përcjell pesë kryetarë të gjykatës më të lartë në vend. E deri në pension, do të përcjell edhe kryetarin aktual.

Gjykata Supreme  e quan storie e vitit: Shukri Miftari, referenti me 40 vjet përvojë në Gjykatën Supreme.

Shumë kujtime, një pjesë jo e vogël e tyre, të hidhura, si pasojë e të jetuarit dhe të punuarit nën okupim. 
Për këto 40 vjet përvojë pune, në cilësinë e referentit të gjykatës, Shukriu e ka përjetuar edhe transformimin rrënjësor të teknologjisë, që nga mjetet e papërshtatshme për fotokopje, nga të cilat shtangeshin duart e kërkohej edhe forcë fizike për t’i funksionalizuar e deri te teknologjia moderne e ditëve të sotme.

Bashkëpunimi korrekt e përkushtimi në punë janë vlera që e përkufizojnë një punëtor si Shukriun.

Aktualisht, ai është duke u trajnuar në fushën e teknologjisë informative, në SMIL, sistem ky që, pas 40 vjetësh, do t’ia bëjë të pavlefshëm përdorimin e stilolapsit për të regjistruar lëndët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat