“Në fillim të janarit intensifikojmë takimet, përkrahja nëpër komuna për Osmanin, e madhe”

Aktuale

“Në fillim të janarit intensifikojmë takimet, përkrahja nëpër komuna për Osmanin, e madhe”

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:43
Vjosa Osmani

Faton Peci u shpreh i bindur se largimet që po ndodhin nga LDK-ja nëpër komuna e që po i bashkohen strukturës politike që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga Vjosa Osmani, do të shpeshtohen në ditët në vijim.

Ai tha se këto largime janë të mëdha në të gjitha komunat.

Shefi i stafit në Presidencë, Peci, tha se struktura politike e kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detytës së presidentes së vendit, do të zyrtarizohet në fillim të janarit.

“Në shumicën e komunave ne i kemi të konsoliduara përfaqësuesit dhe strukturat, të cilat janë duke punuar në terren, por për shkak të agjendës së ngarkuar të presidentes në detyrë, për shkak se e ka funksionin e rëndësishëm, edhe për shkak se rrethanat që kanë qenë të paqarta dhe nuk e kemi pritur një zhvillim kaq dramatik - rënien e qeverisë në një interval kaq të shkurtër kohor, nuk është zyrtarizuar ende asgjë.

Por sido që të jetë, në ditët në vijim, apo prej javës së parë të janarit ne do t'i intensifikojmë takimet në komuna. Përkrahja është nga të gjitha komunat pa asnjë përjashtim, edhe nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë, janë me qindra ‘sms’ që unë pranoj në baza ditore nga veprimtarë, intelektualë të niveleve të larta dhe të niveleve akademike që shprehin gatishmëri dhe vullnetin e tyre për të përkrahur iniciativën e zonjës Vjosa Osmani”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat