Gani Geci i reagon ashpër familjes Imeri, tregon detaje të rënda për Vjosa Osmanin: Ja çka më bëri për Rexhep Selimin

Aktuale

Gani Geci i reagon ashpër familjes Imeri, tregon detaje të rënda për Vjosa Osmanin: Ja çka më bëri për Rexhep Selimin

Nga: P.R Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 09:49
Rexhep Selimi dhe Gani Geci

Familja e anëtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, përmes një shkrimi në facebook, kanë dalë hapur në përkrahje të Vjosa Osmanit.

“Vota për Vjosa Osmanin është votë për Kosovën shtet ku sundon ligji dhe i jepet përgjegjësi qytetarit për votën e dhenë. Vota për Vjosa Osmanin është votë për Kosovën e integruar në BE dhe në Nato. Vota për Vjosa Osmanin është votë që e ndërton imazhin e Kosovës në dimensionin global. Vota për Vjosa Osmani është votë për të larguar bashkëpunëtorët e SHIK-ut nga LDK-ja. Vota për Vjosa Osmanin është votë që i nxjerrë nga loja edhe “komandantet” kriminel, milionerë që zhvaten këtë vend dhe ndërtuan mentalitetin e fisit dhe grupit lokal. Vota për Vjosa Osmanin është vote që qonë në vend amanetin e prijësit shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova. Vota për Vjosa Osmanin është votë që e mbështet Gjykatën Speciale dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtare që ka nënshkruar Kosova dhe ratifikuar Kuvendi i Kosovës me shumicë votash. Vota për Vjosa Osmanin është nderë se aty shohim një personalitet që nuk ka urdhëruar vrasje shqiptarësh, nuk ka vrarë, nuk ka zhvatur dhe ka mbështetur drejtësinë”, thuhet në postimin e familjes Imeri.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci i cili pas luftës i shpëtoi një atentati të bërë ndaj tij, ku u vranë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati.

“Vota për  kundërshtarët e Ibrahim Rugovës është votë pë SHIK-un dhe kundër gjakut te Haki Imerit është njëjtë si me than me votu PDK bile edhe ma keq. Ska ma keq se dikush nga një familje gjë që edhe po ndodh me kërkuar me votu LVV e dikush nga njëjta Familje voto PDK -ën krejt këto metoda te SHIK-ut Përçaj e Sundo”, ka shkruar Gani Geci në një koment të bërë tek postimi i familjes Imeri.

“Gani Geci çka ka lidhje këtu Albin Kurti ne këtë postim? Sjell argumente. Nuk e dojna Isa Mustafen po Vjosa Osmanin. Isa Mustafa nuk e përfaqëson LDK për ne ai e përfaqëson Shikun dhe Hashim Thaçin të cilin edhe president e ka bërë , ndërsa Vjosa nuk e pat votuar Thaçin”, ishte kundërpërgjigjia nga familja Imeri, shkruan “Bota sot”.

E Gani Geci nuk u ndal me kaq.

“Haki Imeri Vjosa Osmani ka qenë Servilja numër 1,  fillimisht e Fatmir Sejdiut e së fundi e Isa Mustafës. Unë jam afruar në vitin 2014 në tavolinën e Isa Mustafës edhe e din ajo çka i kam than e din ajo çka më ka than për Isa Mustafën. Në vitin 2020 për hatër të Rexhep Selimit nuk dojke me më lan brenda në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Për një post politik ajo është Servilja numër 1 në Republikën e Kosovës. Këtë kam me dëshmuar me fakte. Në zgjedhjet e vitit 2019 ajo nuk guxojke me më kqyr se u tutke po e shef Isa Mustafa e mos rastësisht po e shef dikush nga ata servilët e Isa Mustafës. Kur nuk e shikojke kërkush, të folke me buzëqeshjen e engjëllit e kur e pashin ata ajo te shikojke me urrejtjen e djallit. Këta njerëz nuk janë asgjë për mua”, ka shkruar ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, vajza e të cilit është tani deputete e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat