Jashari pret në vizitë Osmanin, tregon se çka biseduan

Aktuale

Jashari pret në vizitë Osmanin, tregon se çka biseduan

Nga: A.SH Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Foto nga takimi

U.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Skenderajn.

Ajo u prit nga i pari i komunës, Bekim Jashari që tha se kjo ishte vizita e parë e këtij institucioni në komunë gjatë mandantit të tij qeverisës.

Ata ishin të pajtimin që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta.

Postimi në Facebook:

Prita në vizitë zyrtare Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, vizitë kjo e para e këtij institucioni në komunën tonë gjatë mandantit tim qeverisës.

Bashkë me U.d. presidenten Osmani, vizituam fëmijët në çerdhen “Nëna Zahide”, për të cilët edhe ndamë dhurata.

Me U.d Presidenten biseduam rreth projekteve të rëndësishme të komunës sonë, të cilat duhet të përfshihen patjetër brenda buxhetit Kosovës për vitin 2021, projekte këto për të cilat znj. Osmani premtoi se do t`i përkrahë.

Ishte konkludim i përbashkët që kemi shumë punë për të bërë dhe vetëm të bashkuar mund të arrijmë synimet tona të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat