​Shpërthimi nga bombola në Prishtinë, 15 të lënduar dhe 7 në gjendje më të rëndë

Aktuale

​Shpërthimi nga bombola në Prishtinë, 15 të lënduar dhe 7 në gjendje më të rëndë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mesditën e sotme 15 persona kryesisht mosha të reja kanë mbetur të lënduar nga një shpërthim i cili po dyshohet se është bombol gazi. Ky aksident ndodhi në një objekt afarist në afërsi të lagjes “Marigona”. Shtatë persona janë në gjendje më të rëndë sepse nga shpërthimi kanë marr djegie të rëndë në fytyrë dhe duar dhe tashmë trajtim po marrin në Kirurgjinë Plastike, ndërsa të tjerët janë në Klinikën Emergjente ku po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor por që gjendja e tyre është më e lehtë.

Këto informacione për KosovaPress i ka dhënë doktor, Ejup Govori kujdestar në Klinikën Emergjente.

Govori tha se rreth orës 13:00 sot i kanë pranuar 15 pacientë të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ai deklaroi se përkundër që djegia ka ndodhur kryesisht në fytyrë asnjë nuk ka pësuar dëmtim në të pamur.

Govori: 15 të lënduar, 7 në gjendje më të rëndë

“Sot rreth orës 12:45 minuta janë sjell me autoambulancë 15 raste të lënduar, 7 prej tyre janë me djegie që kanë përfshirë fytyrën dhe shuplakat e duarve, me të vërtet djegia është serioze mund të them sepse është e lokalizuar në fytyrë dhe është një djegie relativisht e lartë, djegien e shkallës së dytë dhe aty këtu djegie e shkallës së tretë kjo e bënë serioze djegien dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre nuk është në rrezik fatmirësisht që nuk ka përfshirë sipërfaqe të mëdha, mirëpo djegia është e shkallës se lartë të gjithë janë trajtuar fillimisht dhe janë pranuar në Kirurgjinë Plastike për mjekim të mëtutjeshëm”[...] fatmirësisht të pamurit e kanë të gjithë të ruajtur nuk ua ka përfshirë sytë...Rastet e tjera janë jo me gjendje të rëndë por me lëndime të eksremiteteteve të kokës, shpinës dhe janë me lëndime te lehtë dhe ata lirohen për në shtëpi”, tha ai për KosovaPress

Govori po ashtu deklaroi se moshat janë të ndryshme por kryesisht i takojnë moshave më të reja .

Govori: Ata ishin punëtorë dhe janë kryesisht të rinjë

“Mosha është e ndryshme kryesisht është moshë e re viti 2001, 98 pastaj edhe disa 85 janë të ndryshme por sa e kuptova unë ata janë punëtor dhe ishin duke punuar në objekt si një qendër për lodra dhe të gjithë janë punëtorë she aty ka pëlcitur një bombol gazi”, theksoi Govori.

Zjarri që përfshiu objektin tashmë është shuar por që njësitet policore ende janë ne vendin e ngjarjes.

Shpërthimin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim( dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dënat e deritanishme dyshohet se në këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, thuhej në këtë shkresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat