Ministrja Bajrami: Qeveria i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit

Aktuale

Ministrja Bajrami: Qeveria i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:33
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në seancën për ndarjet buxhetore për vitin 2021, ka bërë të ditur se Qeveria tanimë i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit.

Bajrami tha se në rast se deputetët duan të propozojnë ndonjë projekt të ri duhet të propozojnë edhe shkurtimet e burimeve në amandamentet tjera, pasi më s’ka mjete rezervë.

“Jemi në lexim e dytë të buxhetit për vitin 2021. Situata buxhetore është jashtëzakonisht e rëndë, kriza pandemike duket se do të vazhdoj edhe në tre muajt e parë të  2021.

Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, reflektuam për koston e vaksinës, janë plus 40 milionë financim nga jashtë në mënyrë që të sigurohen vaksina për të gjithë qytetarët dhe amandamente për buxhetin e katër komunave dhe disa amandamente të tjera kaluan në këtë komision.

Thirrja jonë si përfaqsues të qeverisë është të mos procedohet me amandametet e tjera pasi nuk kemi mundësi t’i realizojmë.

Qeveria i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit, nëse propozoni amandament për një projekt shtesë, atëherë tregoni se ku duhet të shkurtohen ato burime, qeveria nuk ka mjete shtesë, nuk kemi rezerva të tjera në qoftëse keni amandamenti ju duhet të caktoni edhe shkurtimin e burimit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat