Abrashi i LDK-së: Nesër mund të dalim me emrin e kandidatit për kryeministër

Aktuale

Abrashi i LDK-së: Nesër mund të dalim me emrin e kandidatit për kryeministër

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Arban Abrashi

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë kjo parti nesër do të mbajë mbledhjen e radhës së Kryesisë.

Në këtë mbledhje, Abrashi ka paralajmëruar se LDK mund të dalë më emrin e kandidatit për kryeministër.

“Nesër mbahet mbledhja, ku mundet që LDK-ja të dalë me emrin e kandidatit për kryeministër. Zgjedhjet janë afër, po ashtu do të diskutohet edhe listën e deputetëve”, është shprehur ai.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka gjasat më të mëdha për t’u nominuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Media merr vesh se Hoti e ka mbështetjen edhe të liderit të partisë, Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat