Haziri konfirmon se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së

Aktuale

Haziri konfirmon se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka konfirmuar se nuk është pjesë e garës për kryeministër brenda LDK-së.

Haziri tha se në këto zgjedhje do t’i kontribuojë LDK-së nga pozita e shefit të shtabit zgjedhor.

“Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se Haziri ishte një nga emrat që u përfol se mund të jetë kandidat për kryeministër i LDK’së, parti kjo e cila ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër.

Postimi i plotë:

Sonte, bashkë me strukturat e LDK’së në Gjilan, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, mbajtëm takimin mobilizues për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Afro 1000 veprimtarë dhe veprimtare janë aktivizuar, kanë nisur angazhimin në terren dhe po punojnë me entuziazëm të paparë.

Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën.

Lista për deputetë do të jetë reprezentative dhe me integritet të lartë njerëzor e profesional. Bashkë do t’i zgjedhim njerëzit më të mirë të Gjilanit. LDK është e madhe. Urime zgjedhjet!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat