Vetëvendosja me telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Kroaci

Aktuale

Vetëvendosja me telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Kroaci

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një telegram ngushëllimi për viktimat nga tërmeti në Kroaci, i cili shkaktoi gjashtë vdekje përgjatë ditës së sotme.

Partia opozitare telegramin e ka njoftuar përmes ‘Facebook’-ut, teksa iu shprehi ngushëllimeve familjeve të prekura dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve nga lëvizjet seizmike.

Fuqia e termetit që goditi sot Kroacinë ishte 6.4 shkallë.

Njoftimi i plotë:

Telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Kroaci

Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjen e hidhur të tërmetit prej 6.4 shkallësh që goditi sot pjesën qendrore të Kroacisë. Në këtë kohë të vështirë e plotë dhimbje, ku mbi 20 janë të lënduar e të paktën 6 të vdekur, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! solidarizohemi me popullin kroat dhe ekipet e shpëtimit, si dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave e të lënduarve, duke u uruar njëherit shërim sa më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat