Albin Kurti e Vjosa Osmani e nisin “fushatën” bashkë

Aktuale

Albin Kurti e Vjosa Osmani e nisin “fushatën” bashkë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin e raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Manuel Sarrazin, kanë biseduar mbrëmë mbi situatën politike.

Ai tha se biseduan edhe për vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë të ardhshme pas zgjedhjeve.

“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës.

 Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tone”, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat