Edita Tahiri: “Mini Shengeni” dhe Ujmani janë vijat e kuqe që nuk duhej të prekeshin

Aktuale

Edita Tahiri: “Mini Shengeni” dhe Ujmani janë vijat e kuqe që nuk duhej të prekeshin

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 18:42
Edita Tahiri

Ish Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Washington të SHBA-së i ka anët pozitive dhe negative të saj.

“Angazhimi amerikan është çdo herë i dobishëm dhe pozitiv dhe shpresoj që edhe tash do të kemi angazhimin euro-amerikan në dialog. Marrëveshja e Washingtonit pjesën më të mirë e ka pasë njohjen e Kosovës nga Izraeli. Është fuqi botërore dhe kemi një histori të ngjashme të së kaluarës dhe më ka ardhur mirë që Donald Trump është angazhuar personalisht dhe është arritur kjo njohje”, është shprehur Tahiri

“Anët tjera të mira janë se është marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike”.

Por sipas saj atje është dashur që të ndodhte njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq anët negative të marrëveshjes sipas Tahirit janë se aty janë përfshirë Liqeni i Ujmanit dhe po ashtu “Mini Shengeni” ballkanik.

“Bisedimet diplomatike, apo edhe bisedimet paqësore kanë për bazë interesat nacionalë dhe çdo qeveri që përfaqëson shtetin e vet, në këtë rast edhe Qeveria e Kosovës, nën një ka obligim kushtetues që t’i mbrojë interesat nacionale. Qeveria dhe Delegacioni i Kosovës është dashur që të jenë të aftë që të argumentojnë pse “Mini Shengeni” është i dëmshëm. Kur argumenton fuqishëm para Bashkësisë Ndërkombëtare, veçmas para aleatit strategjik siç është Amerika, ata do të bindeshin për këtë çështje”.

“Në bisedime e di që ka nevojë edhe për fleksibilitet dhe kompromise, por duhet zgjedhur ku është vija e kuqe. Për mua, “Mini Shengeni” dhe përmendja e Ujmanit kanë qenë vija të kuqe. Nuk është dashur të lejohen”, është shprehur Tahiri.

Ajo ka theksuar se “Mini Shengeni” e nxjerr fituese Serbinë dhe i jep mundësi Rusisë që ta shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.

“Kosova dhe vendet e Ballkanit i takojnë tregut evropian dhe s’kanë nevojë për minitregje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat