Incest, dhunë seksuale e prostitucion, gjithçka çfarë ndodhi gjatë 2020-ës

Aktuale

Incest, dhunë seksuale e prostitucion, gjithçka çfarë ndodhi gjatë 2020-ës

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Ilustrim

Marrëdhënie seksuale brenda familjes, dhunë seksuale, e prostitucion janë vetëm disa nga ngjarjet e rënda që përcollën vitin 2020 në vendin tonë.

Një rast i rëndë i incesit u raportua gjatë muajit nëntor të këtij viti në Prishtinë, ku një person ka raportuar në Polici se një burrë ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pasa intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhej në raportin e PK-së.

Ndërsa rastet e dhunimit seksual ishin të shumta gjatë këtij viti në vendin tonë. Një rast i rëndë ndodhi në një fshat të komunës së Vushtrrisë në dhjetor të këtij viti, ku një vajzë ishte dhunuar dhe kishte mbetur shtatzënë. Viktima ishte dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar.

“Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, kishte njoftuar policia.

Dy rastet të tjera u raportuan edhe në nëntor të këtij viti, njëri në Lipjan e tjetri në Ferizaj.

“Lipjan 23.11.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhej në njoftimin e policisë në nëntor.

“Ferizaj 26.11.2020 – 21:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhej në raport.

Ndërkohë vetëm për gjashtë muaj në Kosovë janë raportuar 39 raste të dhunës seksuale. Ndërsa dy raste u raportuan si tentim dhunimi.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe, janar- gusht 2020 janë raportuar 38 raste të sulmit seksual.

Sipas statistike të Policisë së Kosovës dërguar për lajmi.net, gjatë këtyre gjashtë muajve kishin ndodhur dy raste të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi. Ndërsa dy raste të tjera ishin detyrim i prostitucionit.

Në janar të 2020 dy meshkuj janë arrestuar në qytetin e Ferizajt, pasi në telefonin mobil u është gjetur një video incizim, ku shihet një person i gjinisë mashkullore duke u keqpërdorur seksualisht. Siç kishte njoftuar policia të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 17:30 për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat