Ramiz Lladrovci: Xheva ishte e jashtëzakonshme, po zbatoj të gjitha ato që ajo i ka menduar për gratë!

Aktuale

Ramiz Lladrovci: Xheva ishte e jashtëzakonshme, po zbatoj të gjitha ato që ajo i ka menduar për gratë!

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Busti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë ka treguar se në komunën e Drenasit po zbaton të gjitha ato ëndrra dhe mendime që i ka patur kunata e tij, Xhevë Lladrovci, për gratë dhe femrat.

Lladrovci ka thënë se që nga marrja e mandatit ka respektuar kuotën gjinore prej 50% në udhëheqjen komunale në Drenas.

“Për mua është fat që Xhevë dhe Fehmi Lladrovci i kam pas vëlla dhe kunatë. Për vëllain tim nuk flas shumë po Xheva ka qenë e jashtëzakonshme. Xheva ka qenë një intelektuale dhe luftëtare e jashtëzakonshme . Të gjithë ata që e kanë njoftë e  kanë ditë se nëse në luftë vritet burri, Xheva ka me luftu derisa të vritet vetë ose e kundërta. Ata kanë ba një jetë të jashtëzakonshme, më vjen shumë keq që nuk kanë lanë trashëgimtarë. Edhe unë po i zbatoj të gjitha ato që Xheva i ka mendu për femrat dhe vajzat. Në komunë kam vendos që qeverisjen lokale ta udhëheqin 50% gra. Prej ditës së parë këtë qëndrim dhe kemi udhëhequr jashtëzakonisht mirë”, tha Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat