Lushtaku: Aktakuzat e Speciales na turbulluan orientimin për hapat e mëtejshëm

Aktuale

Lushtaku: Aktakuzat e Speciales na turbulluan orientimin për hapat e mëtejshëm

Nga: A.Zh Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Sami Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Sami Lushtaku, ka thënë se viti 2020 ishte i rëndë për qytetarët, shoqërinë, ekonominë dhe për shtetin e Kosovës.

Ai në urimin e tij për fundvit, ka përmendur pandeminë dhe aktakuzat e Gjykatës Speciale, duke thënë se ato thelluan hendekun e krizës në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ato turbulluan orientimin për hapat e mëtejshëm.

Postimi i tij në Facebook:

Të dashur miq,

Viti që po e lëmë pas ishte një vit shumë sfidues për të gjithë. Ishte ky vit i rëndë për qytetarët, shoqërinë, ekonominë dhe për shtetin e Kosovës.

Pandemia goditi fuqishëm edhe Kosovën, duke gjunjëzuar ekonominë. Brishtësia institucionale e përballur më shumë sfida politike e ekonomike, nuk arriti dot t'i japë përgjigje të merituar këtyre sfidave. Aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, thelluan hendekun e krizës në Kosovë, duke turbulluar orientimin për hapat tanë të mëtejshëm.

Uroj që viti 2021 të jetë vit më i mbarë e më i begatshëm. Uroj të jetë një vit i mirëqenë dhe i suksesshëm për ju miq, për të gjithë qytetarët e vendit dhe për shtetin tonë.

Urime përzemërsisht Viti i Ri 2021! SL

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat