Albin Kurti ia thyen rekordin vetes

Aktuale

Albin Kurti ia thyen rekordin vetes

Nga: G.B Më: 1 janar 2021 Në ora: 07:55
Albin Kurti me bashkëshorten dhe vajzën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë më i votuari në zgjedhjet e kaluara.

Ai do të jetë sërish kandidat për kryeministër në zgjedhjet që do të mbahen në fillim të këtij viti.

E Kurti mbrëmë ka publikuar në Facebook një foto familjare, me bashkëshorten dhe vajzën e tij, që u pëlqye e komentua shumë, përcjell Bota sot.

Deri tani, kjo fotografi ka marrë 71 mijë pëlqime, mbi 10 mijë komente dhe mbi 600 shpërndarje.

Me këtë foto Kurti ia ka thyer rekordin vetes për foton më të pëlqyer, derisa ishte ajo e vitit të kaluar që kishte pëlqime të tilla, por që tani ajo ngelet në vend të dytë, pas kësaj të publikuar mbrëmë.

Në këtë foto, të tre shihen të buzëqeshur, derisa vëmendjen e merr vajza e Kurtit, e cila ka realizuar dhe fotografinë selfie./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat