Vjosa Osmani zbulon sloganin e saj për zgjedhjet e reja

Aktuale

Vjosa Osmani zbulon sloganin e saj për zgjedhjet e reja

Nga: A.Zh Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:58
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryeparlamentare në detyrë Vjosa Osmani, ka zbuluar moton e listës së saj, për zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.

“Guxo” është slogani që e ka publikuar Osmani në një postim në Facebook, përcjell Bota sot, duke lënë të kuptohet se kjo do të jetë motoja e saj për zgjedhjet.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund. Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO! Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”, ka shkruar Osmani, sipas fotos së publikuar.

Osmani me bashkëpunëtorët e saj pritet të garojë në zgjedhje në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën vendimtare të deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë së AVdullah Hotit në qershor 2020./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat