Ja çka e pret Kosovën në vitin 2021

Aktuale

Ja çka e pret Kosovën në vitin 2021

Më: 2 janar 2021 Në ora: 09:22
Qeverisa e Kosovës

Kosova edhe gjatë vitit 2021, pritet të përballet me shumë sfida, probleme dhe çështje të ndjeshme politike, sociale e ekonomike.

Mirëpo, padyshim që zgjedhjet e parakohshme në vend do të ketë një rëndësi të madhe dhe pritet të marrë një vëmendje të lartë.

Ndërsa, siç duket edhe gjatë këtij viti, vendi do të vazhdoj të përballet me pandeminë Covid-19 dhe sfidat e saj.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, ka komentuar se cilat do të jenë temat më të rëndësishme për Kosovën, gjatë vitit 2021.

Kelmendi fillimisht përmbledhi disa nga problemet më të mëdha që Kosova u ballafaqua në vitin 2020.

“Kosova po kalon një gjendje jo të kënaqshme, ajo është e kapluar nga Covid-19, nga papunësia, gjendja e rëndë sociale e shëndetësore dhe nga konfliktet e mëdha politike në vend. Temat e tilla po kalojnë edhe në vitin 2021”, u shpreh Kelmendi.

Po ashtu, Kelmendi përmendi dhe veçoi disa nga temat më të rëndësishme, me të cilat do të përballet Kosova në vitin 2021. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme, dialogu Kosovë-Serbi dhe arrestimet e reja nga Gjykata Speciale do të jenë çështjet kryesore.

“Këtej dalin disa tema domethënëse:

Zgjedhjet që po vijnë dhe rezultatet e tyre në drejtim te ndërtimit të qeverisë, janë shumë te rëndësishme për vitin 2021.

Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë do të zënë vend me rëndësi, sepse nga subjekti dhe nga interesimi i SHB-ve dhe të UE do të varet edhe dialogu dhe

Arrestimet nga Gjykata Speciale, të cilat me siguri se do të përcjellin vitin 2021. Sigurisht se Gjykata Speciale do të vazhdon edhe me arrestime të tjera.

Këto janë tri tema që po vijnë nga ky vit dhe që po përcillen në vitin tjetër”, theksoi Kelmendi

Juristi zgjedhjet e parakohshme i vlerësoi si një nga çështjet me rëndësinë më të madhe të vitit 2021. Pasi, sipas Kelmendit, nga subjekti fitues i zgjedhjeve varet edhe tema tjetër me rëndësi të lartë për Kosovën, ajo e dialogut me Serbinë.

“Njëra nga këto është shumë me rëndësishme. E ajo është rezultati i zgjedhjeve. Raportet për dialogun  Kosovë-Serbi do të varen nga partia që e udhëheqë vendin. Pa një qëndrim të qartë dhe që e forcon shtetin tonë, sikundër  është njohja e shtetit, nuk ka dialogë konstruktive me shtetin kriminal serb.

Edhe reciprociteti është temë e rëndësishme që del nga fakti se kush fiton në zgjedhje. Këtu kjo temë fiton një peshë shumë të madhe”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat