Zëdhënësi i PDK-së i reagon Vjosa Osmanit për sloganin “Guxo”, ja çfarë i thotë

Aktuale

Zëdhënësi i PDK-së i reagon Vjosa Osmanit për sloganin “Guxo”, ja çfarë i thotë

Nga: G.Ba Më: 2 janar 2021 Në ora: 12:27
Vjosa Osmani

"Guxo" ishte slogani që u.d e presidentit dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, prezantoi dje si slogan të fushatës për zgjedhjet që do të mbahen, për listën e saj.

E i menjëhershëm ishte reagimi i PDK-së, të cilët thanë se slogani është vjedhur nga ta.

Tani ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili ka publikuar foton me sloganet, përcjell Bota sot.

Në foto ai ka paraqitur sloganin "Beso, Guxo, Fito", të cilin PDK e kishte në vitin 2004 dhe në anën tjetër është slogani "Beso" që kishte LDK në zgjedhjet e kaluara dhe tani slogani "Guxo" i Vjosa Osmanit.

"Kësaj i thonë rrëshqitje Frojdiane (Freudian slip)", ka shkruar Bytyçi./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat