Bytyçi tregon pse Vjosa Osmani “tradhtoi” LDK-në: Tjerat janë lojëra politike

Aktuale

Bytyçi tregon pse Vjosa Osmani “tradhtoi” LDK-në: Tjerat janë lojëra politike

Nga: A.Zh Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:26
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri Enver Bytyçi, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bytyçi ka thënë se Osmani “tradhtoi” partinë e saj për ta mbrojtur Kosovën nga ata që ai i ka quajtur “tradhtarë të atdheut”.

Bytyçi ka thënë se tjerat akuza ndaj saj janë lojëra politike, përcjell Bota sot.

“Vjosa Osmani e "tradhtoi" partinë me qëllim që ta mbrojë Kosovën nga tradhtarët e atdheut! Tjerat janë lojëra politike!”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook.

Ish-nënkryetarja e LDK-së ka zbuluar mbrëmë sloganin e listës së saj për zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen së shpejti. “Guxo” është slogani, me të cilin do të garojë ajo./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat