Mërgimtarët erdhën 60% më pak gjatë verës se në vitin 2019

Aktuale

Mërgimtarët erdhën 60% më pak gjatë verës se në vitin 2019

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Një numër i madh i mërgimtarëve këtë vit u detyruan që t’i anulojnë pushimet verore në Kosovë, për shkak të përhapjes së madhe së virusit vdekjeprurës Covid19.

Në bazë të të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i bie që 58% udhëtarë kanë ardhur më pak në Kosovë sesa në vitin 2019.

Që nga 1 janari deri më 30 nëntor 2020, ANP “Adem Jashari” pati 976 mijë e 443 udhëtarë, ose 58% më pak se sa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, pa llogaritur muajin dhjetor.

Gjatë vitin e kaluar pati gjithsej 2,373.877 pasagjerë.

“Numri i pasagjerëve gjatë vitit 2020

01.01.2020 – 30.11.2020

976.443,    -58%   (Pa perfshirë muajin dhjetor 2020)

Numri i pasagjerëve gjatë vitit 2019  ( 01.01.2019-31.12.2019)

2,373.877”, thuhet në përgjigje.

Numri i ulët i ardhjes së mërgimtarëve dhe fluturimeve përmes linjave ajrore këtë vit u vërejt më së shumti gjatë muajve të verës.

Në muajt qershor, korrik e gusht rrugët e Kosovës janë të mbushura me mërgimtarë, por këtë vit ishte ndryshe.

Vetëm në muajin qershor këtë vit pati 148 fluturime ose 90.77% më pak se sa në qershorin e 2019-tës.

E, në muajin korrik u realizuan 892 fluturime drejt Kosovës ose 58.91% se sa vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga ANP “Adem Jashari”, numër i vogël i fluturimeve u pa edhe në muajin gusht ose 56.48% më pak, gjithsej pati 1008 fluturime.

“Fluturimet gjatë muajve : Qershor, Korrik, Gusht 2020

Qershor=  148 ,   -90.77%

Korrik=      892 ,    -58.97%

Gusht=   1008,     -56.48%”.

Por shumë mërgimtarë morën rrugën për në Kosovë gjatë muajit dhjetor për të qenë pranë familjarëve të tyre për festat e fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat