Vjosa Osmani zyrtarizoi nismën e saj për zgjedhje me “Guxo”, i vjen “goditja” e rëndë nga ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Aktuale

Vjosa Osmani zyrtarizoi nismën e saj për zgjedhje me “Guxo”, i vjen “goditja” e rëndë nga ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Nga: N. H Më: 3 janar 2021 Në ora: 08:52
Vjosa Osmani

“Guxo” është slogani i Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës pritet shpejt ta përpilojë edhe listën e saj partiake me të cilën do të futet në garën zgjedhore.

Me “Guxo”, Osmani u bën thirrje votuesve të mundshëm të saj duke thënë se “Guximi për sot është ndryshimi për nesër!”.

E, lidhur me këtë, ka reaguar edhe Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, e ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, veprimin e Vjosa Osmanit, për të krijuar një iniciativë të re qytetarë, e ka quajtur si një tradhti.

Kujtojmë se ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas përplasjeve që pati në LDK, kishte bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me iniciativën e saj.

Ja shkrimi i Saim Tahirajt:

Image
Saim Tahiraj

Guxo!

Por, së pari mirë mendo! Një trimëri i ka njëqind mjeshtëri!

Trimëri është ta mbrosh pragun e shtëpisë e jo të kojshis!

Të ikësh nga e jotja shtëpi nuk është trimëri por ligësi! Nuk ka se si quhet ndryshe vetëm tradhti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat