Tahiri publikon foton e rrallë të Eliot Engel në Kosovë në vitet e okupimit

Aktuale

Tahiri publikon foton e rrallë të Eliot Engel në Kosovë në vitet e okupimit

Nga: A.Zh Më: 3 janar 2021 Në ora: 11:41
Eliot Engel dhe Edita Tahiri

Eliot Engel është larguar pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan.

Për largimin e tij ka komentuar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, përcjell Bota sot.

Ajo ka publikuar një fotografi nga vizita e Engelit në Kosovë gjatë viteve të okupimit.

Tahiri ka thënë se Engel është mik i madh i Kosovës.

Postimi i saj në Facebook:

'Me Kosovën në zemër' Eliot Engel po largohet nga kongresi amerikan pas 32 vitesh shërbimi të denjë. Miku jonë i madh në fjalimin e tij, ndër tjerash theksoi "Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm ”. Engel ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin amerikan.

- Kjo foto është nga vizita e tij në Kosovë në vitet e okupimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat